Thjeshtoni udhëtimin tuaj financiar, në çdo hap të rrugës!

Që nga dita e parë, ne kemi qenë në një mision për ta bërë menaxhimin e parave më të thjeshtë dhe më të përballueshëm. Duke pasur përvojë 20 vjeçare tani dhe me një komunitet në rritje klientësh, mund të themi me siguri, se kemi përvojën dhe njohuritë që klientët tanë të kenë sukses kudo dhe në çdo kohë. Klientët tanë privatë dhe të biznesit gëzojnë shërbime financiare të shpejta, të sigurta dhe me tarifa të uleta, duke përfshirë transferet ndërkombëtare, këmbimin valutor dhe më shumë.

Me mjetet e duhura, të gjithë mund të menaxhojnë financat në mënyrë efikase!

#

Misioni

Sigurimi i shërbimeve më të volitshme të pagesave për çmime të arsyeshme dhe nëpërmjet të gjitha teknologjive.

Vizioni

Realizimi i një super aplikacioni në industrinë financiare në nivel global.

Tani ne jemi një lojtar global, me edhe më shumë për të ofruar

Ne kemi bërë një rrugë të gjatë që nga viti 2004. Ajo që filloi me vetëm 3 punonjës tani është rritur në një ekip prej mbi 700 profesionistësh që punojnë në më shumë se 30 vende.

Misioni ynë na ka shtyrë gjithashtu të ndërtojmë një rrjet të fortë partnerësh të besueshëm dhe na ka lejuar të zgjerojmë gamën tonë të shërbimeve.

Sot, ne ofrojmë më shumë sesa thjesht transfere ndërkombëtare të përshtatshme. Zgjidhjet tona tani kujdesen për organizatorët e ngjarjeve, shitësit fizikë, dyqanet elektronike dhe klientët privatë. Me vetëm një llogari, klientët tanë marrin mundësi të pafundme.

Drejtuesit e Kompanisë

#
Kryeshef Ekzekutiv i Paysera Kosova, Bashkim Zeqiri
Njëzet vjet përvojë si ekzekutiv i lartë dhe me përvojë në fushën e zbatimit të ligjit si Shef i Hetimeve Financiare në Policinë e Kosovës, në fushën rregullatore si Zëvendës Drejtor i Njësisë së Inteligjencës Financiare, dhe në sektorin bankar si Shef i Departamentit të Pajtueshmërisë Bankare. Kohët e fundit ai ka qenë i angazhuar në projekte të ndryshme biznesi si sipërmarrës. Mban titullin Master në Studimet e Sigurisë.
Më shumë informacione në: Linkedin

Si rritemi ne?

Të hyrat tona:
#
Ne ofrojmë shërbime në më shumë se 100 vende. Mbi 700 punonjës të zellshëm dhe të talentuar punojnë në kompaninë tonë. Kjo është gjithçka për pothuajse 400 000 klientë që kemi.

Në vitin 2023, klientët tonë kanë kryer
më shumë se 10,6 mln transfere
20+ valuta të ndryshme.

Shuma totale e transfereve u tejkalua EUR 12,1 bn.