Pse kërkohet informacion personal?
Njihni Klientin tuaj
Klientët presin që institucioni i tyre financiar të ofrojë shërbime përkatëse dhe me cilësi të lartë, dhe të sigurojë sigurinë e fondeve të tyre. Për të zbatuar këto aspekte, institucionet financiare në të gjithë botën zbatojnë parimin Njihni Klientin Tuaj dhe ne nuk jemi përjashtim.
Duke vepruar sipas këtij parimi, ne rregullisht u kërkojmë klientëve tanë të japin informacion në lidhje me aktivitetin e tyre financiar dhe përditesojnë vazhdimisht të dhënat e tyre personale. Ky proces nuk ka lidhje me ndonjë dyshim për aktivitet kriminal dhe zbatohet për të gjithë klientët tanë pa ndonjë përjashtim. Mbledhja e informacionit parandalon mashtruesit financiarë dhe hajdutët e identitetit, dhe ndihmon në sigurimin e fondeve dhe interesave tuaja.
1. Shërbimet që planifikoni t'i përdorni.
Shënoni cilat shërbime planifikoni të përdorni. Ju mund të zgjidhni më shume se një përgjigje ose vetëm një.
2. Qarkullimi mujor i planifikuar.
Ju lutemi zgjidhni qarkullimin që planifikoni të keni në muaj. Për shembull, nëse fitoni rreth 800 EUR dhe nuk keni burime të tjera të ardhurash, zgjidhni deri në 1000 EUR.
3. A keni shtetësi në më shumë se një shtet?
Në këtë hap, ju lutem zgjidhni Po ose Jo.
4. Pjesëmarrja në politikë.
Ju lutemi tregoni nëse puna juaj është e lidhur me politikën – nese punoni në parlament, ndonjë parti politike, etj. Zgjidhni Po, nëse keni punuar në këtë lloj pune më pak se një vit më parë.
Pyetja e dytë ka të bëjë me të afërmit dhe bashkëpunëtorët tuaj. A është ndonjë prej tyre i punësuar në role politike apo ka poste të rëndësishme brenda institucioneve ndërkombëtare apo kombëtare? Zgjidhni Po nëse keni mbajtur poste të tilla brenda vitit të kaluar (për shembull, afërsisht tetë muaj më parë).
5. Kush është përfituesi përfundimtar?
Përfituesi përfundimtar është mbajtësi i llogarisë dhe personi që zotëron paratë në llogari. Ju lutemi vini re se ju mund të hapni një llogari vetëm për përdorimin tuaj dhe jo për përdorimin e të tjerëve.
Kontaktet, kombësia, vendbanimi, fusha e veprimtarisë, etj.
Burimet e fondeve, përfituesit, shumat e disponueshme dhe qëllimi i tyre.
Lloji, fushëveprimi, dhe territori i veprimtarisë ekonomike, partnerët e biznesit dhe natyra e rrezikut.
Informacion mbi një transaksion specifik pagese.
- Gjatë regjistrimit;
- Përafërsisht një herë në vit për përditësimin e informacionit;
- Nëse zbulohet një aktivitet i pazakontë, bëhet pagesa më e madhe ose në rast të transaksioneve të vogla të përsëritura. Në raste të tilla, ne mund të bëjmë pyetje shtesë në lidhje me qëllimin e transaksionit, burimin e fondeve, etj.
Klientët të cilët nuk arrijnë të paraqesin të dhëna të kërkuara në disa raste mund të mos jenë më në gjendje të përdorin shërbime të caktuara financiare.
Sa më shpejt që t’i përgjigjeni të gjitha pyetjeve tona dhe të paraqisni dokumentet dhe informacionin e kërkuar, dhe sa më shumë detaje të jepni, aq më shpejt do të jemi në gjendje të ekzekutojmë transferimin tuaj, të heqim kufizimet nga llogaria juaj ose thjesht të japim akses të plotë në shërbimet Paysera për ju.
Ne i ruajmë me përgjegjësi informacionet personale të klientëve dhe nuk i përdorim ato për ndonjë qëllim tjetër që nuk ka lidhje me sigurinë.
Sidoqoftë, ne bashkëpunojmë me autoritetet e zbatimit të ligjit që kanë të drejtë të aplikojnë në institucionet e shërbimit financiar dhe të kërkojnë informacion në lidhje me aktivitetin financiar të klientit.
Ndonjë pyetje më shumë?
Nëse llogaria juaj ishte e kufizuar ose e mbyllur, ose dëshironi të dini se si ta shmangni atë, lexoni postimin tonë mbi masat e sigurisë aplikuar nga ne dhe shumë institucione të tjera financiare.
Nëse keni pyetje të mëtejshme,aplikoni në Qendrën e Shërbimit të Klientit Paysera.