Mirësevini në Sistemin e Pagesave Paysera!
Ne po krijojmë një botë pagesash moderne, ku pagesat janë ndërkombëtare, të përshtatshme, të shpejta dhe të disponueshme për të gjithë, kudo, në çdo kohë dhe më e rëndësishmja me një çmim të drejtë. Klientët privatë dhe të biznesit, kudo në botë janë të kënaqur me përdorimin e shërbimeve tona.
Misioni ynë
Partner i besueshëm në ofrimin e shërbimeve financiare të shpejta, të përshtatshme, të përballueshme dhe shërbimeve që lidhen me këtë fushë.
Vizioni ynë
Krijimi i një super-aplikacioni lider në industrinë e shërbimeve financiare dhe ofrimin e shërbimeve globale që lidhen me këtë fushë.
CEO
CEO i Paysera Kosovë, Bashkim Zeqiri
Njëzet vjet përvojë si ekzekutiv i lartë dhe me përvojë të larmishme në fushën e zbatimit të ligjit si Shef i Hetimeve Financiare në Policinë e Kosovës, në fushën rregullatore si Zëvendës Drejtor i Njësisë së Inteligjencës Financiare dhe në sektorin bankar si Drejtues i Departamentit të Përputhshmërisë Bankare. Kohët e fundit ai ka qenë i angazhuar në projekte të ndryshme biznesi si sipërmarrës. Mban një diplomë Master në Studimet e Sigurisë.
Më shumë informacione në: Linkedin
Më shumë informacione në: Linkedin
Aksionerët e Kompanisë
Një histori e shkurtër
E gjithë energjia elektrike prodhohet nga termocentralet diellore dhe të erës
Ne ofrojmë transferta parash në cash në degët e PrivatBank.
Prezantojmë dizajnet e reja të kartave të pagesës.
Ju prezantojmë logot e reja të Paysera dhe Paysera Tickets.
2021
Shërbimi i inicimit të pagesës tashmë është i vlefshëm në Rumani
2021
Arritën kutitë e para Postare të Paysera
2021
Statusi i sistemit Paysera mund te kontrollohet individualisht (Faqja e Statusit).
2021
Aplikacioni Paysera është i vlefshëm në Apple Watch.
2020
Ekipi ynë profesionist kundër pastrimit të parave u dyfishua.
2020
Ne nisëm të tregtojmë ar përmes aplikacionit Paysera.
2020
Ne përdorëm zgjidhjet e inteligjencës artificiale për identifikimin e klientit.
2020
Ne bëhemi një ofrues zyrtar i pagesave në Shopify.
2020
Kompanisë Paysera në Kosovë pajiset me liçencën e institucionit të parasë elektronike.
2019
Ekipi i Paysera mirëpret punonjësin e 200-të.
2019
Lançohen pagesat përmes Google Pay dhe Samsung Pay.
2019
Ne blemë një zyrë në Vilius.
2019
Partnerët tanë në Rumani lançuan aktivitetin e tyre.
2019
Liçenca jonë është plotësuar me të drejtën për të ofruar shërbimin e informacionit të llogarisë (AIS).
2019
Ne hapem degën e Kujdesit ndaj Klientit në Estoni.
2018
Ne ju bashkuam sistemit të pagesave SEPA Instant.
2018
Licensa jonë plotësohet me licensën e shërbimit të inicimit të pagesës.
2018
Aplikacioni celular u rikonturua.
2017
Ne u pajisëm me çertifikatën e sigurisë PCI DSS.
2017
Ne lançuam një projekt krejtësisht të ri - MainIBAN
2017
Ne lëshuam një kartë pa kontakt të ridizajnuar (NFC) Visa.
2017
Paysera Tickets është vlerësuar me çmimin "Zgjidhja Tregtare e Vitit" në konkursin "Shërbimi i vitit 2017".
2017
Ne kemi lançuar shërbimin e inicimit pagesave (PIS) për klientët tanë.
2017
Punonjësi i 100-të ju bashkua ekipit tonë.
2016
Sëbashku me partnerët tanë, ne nisëm aktivitetin në Bullgari.
2016
Emri i kompanisë tonë u ndryshua në "Paysera LT".
2016
Ne nisim të ofrojmë llogari me numra IBAN për klientët.
2015.
Ne lançojmë sistemin e biletarisë së eventeve Paysera Tickets.
2015
Kemi lëshuar Kartën Visa të debitit Paysera.
2014
Hapet një zyrë në Kaunas me 3 punonjës.
2014
Emri i projektit ndryshohet nga www.mokejimai.lt në www.paysera.lt.
2014
Hapet një zyrë në Alytus me 5 punonjës.
2013
Kompania jonë rritet dhe përbëhet nga 50 punonjës.
2013
Ne lançojmë aktivitetin tonë në Letoni.
2012
Ne jemi të autorizuar me licensën e institucionit të parasë elektronike nga Banka e Lituanisë.
2011
Ne morëm licensën e institucionit të pagesave nga Banka e Lituanisë.
2008
Emri i kompanisë ndryshohet në "EVP International".
2006
Po nisim projektin tonë të ri në mbledhjen e pagesave www.mokejimai.lt.
2004
Kompania me emrin "Elektroniniai verslo projektai" (Projekte elektronike të biznesit) hapet me 3 punonjësit e parë. Kompania administron projektin www.gsms.lt.
Bashkëpunim me institucionet arsimore
Shoqatat dhe organizatat
Zhvillimi ynë
Të ardhurat tona:
Ne ofrojmë shërbime në më shumë se 100 shtete. Mbi 500 punonjës të zellshëm dhe të talentuar punojnë në kompanitë Paysera. Gjithçka e realizuar për 550 000 klientë që kemi.
Në 2023, klientët tanë kanë kryer
më shumë se 9,7 mln transferta
në 20+ monedha të ndryshme.