Si të përdorni veçorinë e QR kodit Paysera për pagesa?
Iniciali QR qëndron për "përgjigje të shpejtë" (quic response), duke theksuar aftësinë e tij të leximit të shpejtë. Duke përdorur telefonin inteligjent, mund të skanoni QR kod specifik. Kodi specifik mund t'ju çojë në burime të ndryshme, të tilla si një faqe interneti, zbritje dhe informacione kontakti.
Duke folur për veçorinë QR kodit në Paysera në mënyrë specifike, duke përdorur aplikacionin tonë, ju mund të bëni pagesa dhe të përdorni kodin tuaj unik për marrjen e fondeve.
Nëse nuk jeni nga ata që përpiqen për para ose gërmojnë në kuletën tuaj për detajet e kartelës, kjo mund të jetë thjesht tipari i përsosur për ju. Me pagesat, procesi është thjeshtuar – thjesht skanoni QR kodin të krijuar paraprakisht që përmban të gjithë informacionin e nevojshëm të pagesës.
Çfarë është një pagesë me QR kod dhe si funksionon?
Në përgjithësi, QR kodet kanë shumë përfitime. Le të shqyrtojmë disa përfitime kryesore që zbatohen veçanërisht për pagesat me një llogari Paysera.
- Shpejtësia. Siç u përmend më herët, ju mund të dërgoni ose merrni mjete në çast. Gjithçka që ju nevojitet është një QR kod i marrësit për të dërguar fondet – nuk ka nevojë të plotësoni detajet e transferit bankar.
- Aksesueshmëria. Ju nuk keni nevojë të kërkoni para ose një kartelë bankare fizike.
- Përputhshmëria. Pavarësisht nëse përdorni një smartphone, tablet ose një skaner të dedikuar, QR kodet funksionojnë në mënyrë të përsosur në një sërë pajisjesh. Ky fleksibilitet siguron që ato janë të përshtatshme për një gamë të gjerë skenarësh pagesash.
- Business-friendly. Mund të përdorni veçorinë e QR kodit në Paysera si nga llogaritë tuaja personale ashtu edhe nga ato të biznesit. Për shembull, nëse drejtoni një dyqan, klientët tuaj mund të paguajnë edhe më shpejt duke përdorur QR kodin. Vetëm mbani mend, ata duhet të kenë një llogari Paysera për ta bërë këtë.
Cilat janë përfitimet e veçorisë së QR kodit Paysera?
Nuk do t'i kushtojë asgjë paguesit. Megjithatë, do të ketë një tarifë tē përpunimit të pagesës me QR kod që aplikohet për tregtarin.
Sa kohë duhet për të arritur tek marrësi??
Pagesat me QR kod arrijnë te marrësi në çast.
Nëse dëshironi të paguani me QR kod
- Kyçuni në llogarinë tuaj të Paysera;
- Në anën e djathtë, klikoni tek QR kodi
- Tek skano kodin, do të mund të skanoni QR kodin ku dëshironi të dërgoni paratë ose klikoni ZGJIDHNI NGA GALERIA për ta ngarkuar atë nga galeria juaj;
- Futni shumën që dëshironi të dërgoni dhe konfirmoni atë.
Nëse dëshiron të marrësh pagesa me QR kodin tënd
- Kyçuni në llogarinë tuaj të Paysera;
- Në anën e djathtë, klikoni tek QR kodi;
- Klikoni Kodi im;
- Tregojeni atë tek përdoruesi tjeter i Paysera ose klikoni SHPERNDAJ për të dërguar atë tek lista e kontakteve tuaja.
A jeni gati për ta përdorur?
Siç thotë shprehja, "Të shohësh është të besosh". Nëse kjo veçori ju rezonon, pse të mos e provoni dhe ta kuptoni se sa e lehtë mund të jetë? Mund të jetë zgjidhja perfekte për transfer tek miku juaj ose menaxhimin e pagesave për biznesin tuaj.